Ndërlidhjet

Ish-i dërguari i Vatikanit vdes para se të gjykohej


Vatikan
Vatikan

Jozef Wesolowski, ish-kryepeshkop dhe i dërguar i Vatikanit në Republikën Domenikane, ka vdekur përpara se të gjykohej për abuzim seksual të fëmijëve.

Ai është sëmurë pak para se të niste gjyqi i tij në Vatikan në muajin korrik.

Wesolowski, 66 vjeç, është akuzuar se ka paguar për seks me fëmijë në Republikën Domenikane.

Ai ka qenë zyrtari i parë i lartë i Kishës që është akuzuar për pedofili.

Rasti i tij është parë si provë e zotimit të Vatikanit për të zhdukur abuzimin seksual.

XS
SM
MD
LG