Ndërlidhjet

Nëntë civilë të vrarë nga dhuna në Kashmir


Sialkot, Kashmir

Sialkot, Kashmir

Rojet kufitare të Indisë dhe Pakistant kanë shkëmbyer zjarr në rajonin e ndarë të Kashmirit, duke lënë të vdekur nëntë civilë dhe 62 të tjerë të plagosur.

Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për provokim.

Në një deklaratë të ushtrisë pakistaneze thuhet se viktimat janë regjistruar pranë qytetit Sialkot.

Zyrtarët e Indisë kanë akuzuar rojet pakistaneze se kanë shtënë të parat, duke provokuar rojet indiane që të përgjigjen.

Armëpushimi në Kashmirin e ndarë është respektuar në masë të madhe qysh në vitin 2003, por përleshje të kohëpaskoshme me armë kanë ndodhur.

XS
SM
MD
LG