Ndërlidhjet

Ekonomia e Brazilit hyn në recesion


Brazil
Brazil

Brazili ka hyrë në recesion, pasi shifrat zyrtare kanë treguar se ekonomia e këtij vendi është tkurrur për 1.9 përqind në mes të prillit dhe qershorit, krahasuar me tre muajt paraprakë.

Krahasuar me një vit më parë, ekonomia është tkurrur për 2.6 përqind, ka thënë agjencia qeveritare e statistikave.

Analistët kanë pritur tkurrje, por numri është më keq se ç’është pritur.

Ekonomia e Brazilit ka rënë ndjeshëm vitet e fundit.

Kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak të çmimeve të ulëta të mallrave dhe rritjes së ngadalshme globale.

XS
SM
MD
LG