Ndërlidhjet

Partia “Rilindja Islamike e Taxhikistanit” urdhërohet të pushojë së ekzistuari


 Muhiddin Kabiri, kryetari i partisë “Rilindja Islamike e Taxhikistani
Muhiddin Kabiri, kryetari i partisë “Rilindja Islamike e Taxhikistani

Ministria e Drejtësisë së Taxhikistanit, ka urdhëruar Partinë Rilindja Islamike e Taxhikistanit (HNIT) që në një afat prej 10 ditësh t’i ndërprejë të gjitha aktivitetet e saj.

Bazuar në rezolutën e nxjerrë sotnga Ministria e Drejtësisë,HNIT-ja nuk mund të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj si parti politike, sepse nuk kanumërtë mjaftueshëm të anëtarëve, për të vazhduar veprimtarinë e saj si parti.

Qeveria e Taxhikistanin njofton se të gjitha degët dhe nëndegët e kësaj partie, në 58 qytete dhe lokacione, janë mbyllur.

Ky njoftim vjen, vetëm një ditë pasi anëtarët e HNIT-ës, i treguan një gazetari në Dushanbe se partia do ta vazhdojë aktivitetin e saj politik, përkundër pengesave të imponuara nga autoritetet taxhike.

Partia “Rilindja Islamike e Taxhikistanit”, ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës qytetare në këtë vend, në vitet 1992-97, duke lënë pas vetes mijëra të vdekur dhe më shumë se një milion njerëz të zhvendosur.

Kjo parti ka qenë pjesë e parlamentit të Taxhikistanit, për 15 vjet, deri kur shënoi humbje të thellë, në zgjedhjet e këtij viti, të mbajtura në mars.

XS
SM
MD
LG