Ndërlidhjet

logo-print

Plan dixhital për shpëtimin e vendeve antike nga IS-i


Qyteti antik i Palmirës, foto nga arkivi

Qyteti antik i Palmirës, foto nga arkivi

Arkeologët nga universiteti i Harvardit dhe Oxfordit janë duke planifikuar që japin kamera të cilat mundësojnë imazhe 3D, të cilat do t'i shpërndajnë nëpër gjithë Lindjen e Mesme, me qëllim që të ruajnë vendet antike dhe artefaktet, të cilat po rrezikohen të shkatërrohen nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Mijëra banorëve do t’u kërkohet që të incizojnë video me kamera të lira 3D dhe më pas ato imazhe do të përdoren në një projekt të Institutit të Arkeologjisë Dixhitale.

Imazhet do të ngarkohen automatikisht në databazë dhe më pas ekspertët do të përdorin teknologjinë 3D për të krijuar kopje të ndërtesave dhe objekteve të ndërtuara.

Lajmi për këtë projekt i cili do të kushtojë 3 milionë dollarë vjen vetëm pak ditë pasi militantët e Shtetit Islamik shkatërruan një tempull 2 mijë vjeçar në Palmira të Sirisë.

Sipas Drejtorit të Institutit të Arkeologjisë Dixhitale, Roger Michel thotë se “me dokumentimin në fushën dixhitale të së kaluarës sonë, bëhet e mundur që ajo të qëndrojë përgjithmonë, pavarësisht vandalëve dhe terroristëve”.

XS
SM
MD
LG