Ndërlidhjet

logo-print

Ratney bisedon me Putinin për krizën siriane


 Michael Ratney, foto nga arkivi

Michael Ratney, foto nga arkivi

Rusia ka mirëpritur të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Sirinë.

Michael Ratney, i cili është zgjedhur në këtë pozitë muajin e kaluar, është takuar me presidentin rus Vladimir Putin dhe me të dërguarin e posaçëm rus për Lindje të Mesme, Mikhail Bogdanov, në përpjekje për të gjetur zgjidhje e cila do t’i jepte fund luftës civile siriane, e cila ka hyrë në vitin e saj të katërt.

Ministria e Jashtme ruse thotë se palët kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre “lidhur me përpjekjet për të lehtësuar një zgjidhje të shpejtë politike lidhur me krizën në Siri dhe për sfidat në luftën kundër terrorit”.

Moska, që është aleate e presidentit sirian Bashar al-Assad, ka zhvilluar disa takime me liderët e Lindjes së Mesme gjatë javëve të fundit, duke kërkuar një rol më të madh në ndërmjetësimin në rajon, posaçërisht për konfliktin në Siri dhe në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG