Ndërlidhjet

SHBA i bën thirrje Iranit të lirojë ish-marinsin Hekmati


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry po i bën thirrje Iranit që të lirojë ish-marinsin amerikanë Amir Hekmati.

Më 29 gusht, Hekmati mbush 4 vjet që po qëndron në burg. Sekretari Kerry ka thënë se akuzat ndaj tij “për spiunazh” janë të rreme.

“Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj qeverisë iraniane që të lirojë Amirin për shkaqe humanitare”, thuhet në deklaratën e sekretarit Kerry.

Kerry po ashtu i ka bërë thirrje Teheranit që të lirojë edhe dy të burgosur amerikanë, pastorin e krishterë Saeed Abedin, i cili është duke vuajtur dënimin prej 8 vjetësh burgim dhe gazetarin e Washington Post, Jason Rezaian i cili po qëndron në burg më shumë se një vit.

Sekretari Kerry po ashtu i ka bërë thirrje Teheranit që të “bashkëpunojë” me Shtetet e Bashkuara për të gjetur Robert Levison, ish-agjent i FBI-së, i cili është zhdukur në Iran në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG