Ndërlidhjet

Mustafa: Marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për marrëveshjet e nënshkruara më 25 gusht në Brusel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Mustafa tha se marrëveshjet janë "në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në bazë të ligjeve të Kosovës”.

Ai tha se vendimi për krijimin e Asociacionit është marrë vendim në Kuvend në vitin 2013.

“Zgjidhjen që e bëri Qeveria me katër marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, është zgjidhje e cila gjeneron nga obligimi të cilin ne e kemi marrë me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së parë për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë në vitin 2013. S’është asgjë më shumë as më pak. Prandaj, nuk është një gjë e re dhe një gjë e papritur. Vendimi për Asociacionin është marrë në Kuvend në vitin 2013, me mbi dy të tretat e votave për këtë ligj, me rastin e Ratifikimit të Marrëveshjes së parë të Brukselit. Në vazhdimësi ne tani po e ndërtojmë demokracinë, kjo demokraci ndërtohet me debat publik dhe ballafaqim argumentesh, nuk ndërtohet me shpifje, me ofendime dhe me cenime të pasurisë publike dhe pasurisë private dhe të familjeve dhe me sulme dhe denigrime familjare ka thënë Mustafa, njofton Zyra e Kryeministrit.

Mustafa ka ftuar të gjitha partitë politike dhe shoqërinë civile që të angazhohen për ta bërë Kosovën të denjë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Unë, si kryeministër i Republikës së Kosovës i ftoj të gjitha partitë politike, shoqërinë civile dhe opinionbërësit që të angazhohemi bashkërisht për ta bërë Kosovën një vend të denjë dhe për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Kryeministri Mustafa po ashtu ka folur edhe për pjesëmarrjen në Samitin e Vjenës, duke thënë se Kosova ka qenë e pjesë e barabartë e diskutimeve dyplaëshe dhe shumëpalëshe, duke shtuar se “Kosova do të përfitoj prej mbështetjes së Bashkimit Evropian, nga arsyeja se Kosova ka dëshmuar dhe po dëshmon se është e përkushtuar të ndjek kursin e përmbushjes së kritereve të përafrimit me vlerat e Bashkimit Evropian”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ndërkaq, pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për media me kryeministrin Mustafa, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Kosova do të marrë kodin telefonik 383 dhe të gjitha kodet tjera ekzistuese do të shuhen.

Duke folur për katër marrëveshjet e arritura në Bruksel, Tahiri tha se ato “forcojnë sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Kosovës” dhe avancojnë pozicionin e shtetit në sferën ndërkombëtare.

Më 25 gusht, në dialogun në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u nënshkrua marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, telekomunikim, për energjetikën dhe për lëvizjen e lirë.

XS
SM
MD
LG