Ndërlidhjet

Shqipëri: Janë konfiskuar afro 500 mijë fije të kanabisit


Pamje e bimës së marihuanës

Pamje e bimës së marihuanës

Autoritetet e Shqipërisë thonë se i kanë konfiskuar afro 500 mijë fije të kanabisit këtë vit, ndërsa janë arrestuar 240 kultivues dhe trafikantë të drogës.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Shqipërisë, Ardi Bita, tha mbrëmë se luftimi i prodhimit të drogës është “prioritet i lartë” për policinë.

Po ashtu, deri tash është konfiskuar dhe shkatërruar sasi e marihuanës në vlerë prej 7 miliardë eurosh, ka thënë ministri i brendshëm, Saimir Tahiri.

Të mërkurën, më se 100 policë i shkatërruan afro 16 mijë bimë në Kurvelesh, në jug të Tiranës.

Për një kohë të gjatë Shqipëria ishte prodhuesi kryesor i marihuanës në Evropë.

Goditja kundër drogës ka filluar vitin e kaluar, kur policia ka depërtuar në fshatin jugor, Lazarat, me makina të blinduara, përkundër të shtënave me armë zjarri dhe raketa nga ana e kultivuesve të drogës, raporton AP nga Tirana.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i zgjedhur në vitin 2013, luftën kundër drogës e ka paraqitur si prioritet kryesor të qeverisë së tij.

XS
SM
MD
LG