Ndërlidhjet

logo-print

Biden: Kritika për separatistët në Ukrainë


Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet zëvendëspresidentit Biden (majtas) dhe presidentit Poroshenko

Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet zëvendëspresidentit Biden (majtas) dhe presidentit Poroshenko

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka kritikuar separatistët prorusë në Ukrainë, për shkak të kërcënimeve për të marrë më tepër territore dhe për t’i mbajtur zgjedhjet e tyre.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmë vonë se zoti Biden ka folur me telefon me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, me ç’rast i ka ofruar mbështetje të Shteteve të Bashkuara për amandamentet kushtetuese, që zoti Poroshenko i ka propozuar për decentralzimin e pushtetit dhe mbajtje të zgjedhjeve lokale, duke e mbajtur unike qeverinë federale në Kiev.

Zoti Biden “fuqishëm i ka kritikuar deklaratat e liderëve separatistë, që kanë paralajmëruar synim për të marrë territore shtesë dhe për t’i mbajtur zgjedhjet lokale, jashtë sistemit juridik të Ukrainës, që është në kundërshtim direkt me marrëveshjet e Minskut”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Zëvendëspresidenti amerikan e ka lavdëruar Poroshenkon për arritje të marrëveshjes me kreditorët e Ukrainës për ristrukturimin e borxhit të saj.

Biden dhe Poroshenko, po ashtu, i kanë dënuar sulmet aktuale nga frocat proruse, përfshirë ato kundër monitoruesve ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG