Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët i kanë vrarë tetë policë


Pjesëtarë të policisë afgane

Pjesëtarë të policisë afgane

Një zyrtar afgan tha se së paku 8 policë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur, gjatë sulmeve të ndara nga talibanët në pjesën lindore të Afganistanit.

Zyrtarë të lartë policorë në provincën Ghazni thanë sot se sulmet kishin ndodhur në postblloqet policore, në rajonet Andar dhe Qarabagh.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këto sulme, që janë kryer gjatë ditës së djeshme.

Nga ana tjetër, zyrtarët policorë afganë kanë njoftuar se nga një sulm ajror i ushtrisë së Afganistanit në provincën Ghazni mbrëmë vonë, janë vrarë 16 talibanë dhe plagosur 17 të tjerë.

Lufta kundër talibanëve për forcat e sigurisë së Afganistanit, ishte veçanërisht e ashpër këtë vit, pasi trupat e jashtme, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, vitin e kaluar i kanë përfunduar misionet e tyre luftarake.

XS
SM
MD
LG