Ndërlidhjet

logo-print

Bolden: Nuk është veprim i mençur të paguhet Rusia


Charles Bolden

Charles Bolden

Udhëheqësi i lartë i agjencisë kozmike të Shteteve të Bashkuara, Charles Bolden, i është lutur Kongresit për më tepër para, duke thënë se duke e paguar Rusinë për tranportin e astronautëve amerikanë në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë, është investim i gabuar, i cili do të ishte më mirë të shpenzohej në Shtetet e Bashkuara.

Në një editorial të pazakonshëm të publikuar në revistën Wired, zoti Bolden është ankuar për faktin se më herët këtë muaj, Uashingtoni ishte i detyruar ta nënshkruaj vazhdimin e kontratës në vlerë prej 490 milionë dollarë me Rusinë, që të vazhdoj t’i dërgoj astronautët amerikanë në dhe nga stacioni orbital.

Kongresi e kishte zvogëluar fondin për nismën e Shtëpisë së Bardhë për Ekuipazh Komercial, për 1 miliard dollar prej vitit 2010, ndërsa këto para ishin paguar për agjencinë ruse, Roscosmos.

XS
SM
MD
LG