Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet ajrore janë vrarë 14 militantë


Ushtarët e Pakistanit duke patrulluar me tanke në Vaziristanin Verior gjatë ofensivës kundër militantëve
Ushtarët e Pakistanit duke patrulluar me tanke në Vaziristanin Verior gjatë ofensivës kundër militantëve

Ushtria e Pakistanit thotë se 14 militantë të dyshuar janë vrarë nga sulmet e sotme ajrore.

Në kumtesën e publikuar sot, ushtria ka theksuar se në shënjestër të sulmeve ishin bazat e militantëve në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Aksioni ishte ndërmarrë në hapësirën Shavai, në Vaziristanin Verior, ku prej qershorit të vitit 2014, ushtria e Pakistanit lufton kundër talibanëve.

Numri i të vrarëve nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, meqë zona e luftimeve është tejet e largët dhe gazetarët nuk kanë qasje.

Për më tepër se një dekadë, Pakistani lufton kundër kryengritësve islamistë pakistanezë.

Zyrtarët thonë se prej lansimit të kësaj ofensive, janë vrarë më se 2800 militantë.

XS
SM
MD
LG