Ndërlidhjet

Norvegji: Transmetohet drama për invazionin imagjinar rus


Pamje e një pjese të kryeqytetit Oslo në Norvegji
Pamje e një pjese të kryeqytetit Oslo në Norvegji

Një kanal televiziv në Norvegji thotë se do ta transmetoj një seri të dramës imagjinare, ku përshkruhet invadimi rus në Norvegji.

Ky plan e ka zemëruar Moskën.

Në dramën “Okupimi” Rusia pjesërisht e okupon Norvegjinë, pasi mbrojtjesit radikalë të ambientit, e kanë marrë pushtetin dhe e kanë ngrirë industrinë e naftës dhe të gazit në këtë vend të Skandinavisë, ka njoftuar shefi i programit të dramës në TV2, Christopher Hauge.

Zoti Hauge sot i ka thënë agjencisë AP se ishte i befasuar me reagimin ndaj kësaj serie, duke thënë se ajo ka të bëjë “pikëspari për Norvegjinë dhe norvegjezët e jo për Rusinë dhe rusët”.

Ambasadori rus në Norvegji, Vyacheslav Pavlovsky, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve, TASS se “Rusia, për fat të keq, e ka rolin e agresorit” dhe se “në traditën më të keqe të Luftës së Ftohtë, kjo dramë ka vendosur t’i frikësoj shikuesit norvegjezë me kërcënim joekzistues nga Lindja”.

Ministria e jashtme e Norvegjisë nuk ka pasur koment për këtë dramë.

Kjo seri është më e shtrenjta në historinë e televizionit në Norvegji, pasi ka kushtuar 11 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG