Ndërlidhjet

SHBA: “Thellësisht të zhgënjyer” me dënimin e gazetarëve


Mohammed Fahmy dhe Baher Mahmoud (majtas) gjatë procesit gjyqësor

Mohammed Fahmy dhe Baher Mahmoud (majtas) gjatë procesit gjyqësor

Shtetet e Bashkuara thonë se janë “thellësisht të zhgënjyera” me vendimin e një gjykate në Egjipt, me të cilin dënohen me tri vjet burg, tre gazetarë të rrjetit Al-Jazeera.

Departamenti amerikan i shtetit nëpërmjet një deklarate të djeshme, ka kërkuar nga qeveria e Egjiptit “që të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për rishqyrtimin e këtij vendimi, që e dëmton shumë lirinë e të shprehurit, e domosdoshme për stabilitet dhe zhvillim”.

Dje më herët gjatë ditës, një gjykatë në kryeqytetin Kajro e ka shpallur vendimin lidhur me këtë proces të gjatë, që është kritikuar në gjithë botën nga mbrojtësit e lirisë së shtypit dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.

Gazetarët, Mohammed Fahmy, shtetas i Kanadasë, australiani, Peter Greste, dhe producenti egjiptas, Baher Muhammad, ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2013, derisa punonin për rrjetin Al-Jazeera.

XS
SM
MD
LG