Ndërlidhjet

Ministrat evropianë pajtohen për forcim të sigurisë së trenave


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e disa vendeve evropiane janë pajtuar për ta forcuar sigurinë e trenave.

Në deklaratën e përbashkët, pas takimit të mbajtur dje në Paris, ministrat e brendshëm dhe ata të transportit nga disa vende, përfshirë Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Italinë, kanë bërë thirrje për shtim të kontrollit të identitetit dhe të valixheve të udhëtarëve në stacione, dhe më tepër patrulla policore brenda trenave ndërkombëtarë.

Ata, po ashtu, janë pajtuar për shqyrtimin e idesë për blerjen e biletave me emra për trenat ndërkombëtarë dhe kanë kërkuar që Komisioni Evropian t’i ashpërsoj legjislacionet për armatim.

Ky takim në Paris u organizua pasi një udhëtar me pushkë automatike dhe revole, hasi në rezistencë nga udhëtarët e tjerë në trenin e shpejtë, që qarkullonte nga Amsterdami për në Paris, më 21 gusht.

Dy udhëtarë ishin plagosur gjatë kësaj përleshjeje.

Personi i armatosur, marokeni 25 vjeçar, Ayoub El-Khazzani, është i akuzuar për kryerje të sulmit terrorist “të shënjestuar dhe të paramenduar”.

XS
SM
MD
LG