Ndërlidhjet

Gjermania, Franca dhe Britania, kërkojnë aksion për migrantët


Pamje e një familjeje imigrantësh nga Afganistani afër stacionit hekurudhor në Preshevë

Pamje e një familjeje imigrantësh nga Afganistani afër stacionit hekurudhor në Preshevë

Gjermania, Franca dhe Britania, kanë kërkuar që Bashkimi Evropian të ndërmarrë “hapa konkretë” lidhur me krizën në rritje të imigrimit.

Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, dhe sekretarja e brendshme e Britanisë, Theresa May, në një deklaratë të përbashkët, kanë kërkuar procesim më të mirë të refugjatëve që arrijnë në pjesën jugore të Evropës.

Në deklaratën e sotme, po ashtu, theksohet nevoja e krijimit të qendrave në Greqi dhe Itali, deri në fund të këtij viti, për të siguruar se migrantët regjistrohen dhe u merren gjurmët e gishtërinjëve, në mëynrë që autoritetet me të shpejtë i identifikojnë ata që kanë nevojë për mbrojtje.

Zyrtarët kanë kërkuar takim special të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, brenda dy javëve, për të diskutuar për këtë krizë.

XS
SM
MD
LG