Ndërlidhjet

KFOR-i ndihmon për shuarjen e zjarrit në pyjet e Oshijakut


Ilustrim
Ilustrim

Pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u kanë dalë në ndihmë zjarrfikësve të komunës së Prizrenit, për shuarjen e zjarrit në pyjet e Oshijakut, rreth 6 kilometra në juglindje të Prizrenit, bën të ditur KFOR-i, përmes një komunikate për medie.

“Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta, ka autorizuar pesë helikopterëve të KFOR-it nga kontingjenti i SHBA-së dhe i Zvicrës, që të fluturojnë përsëri këtë mëngjes në rrethinën e Sredskës, rreth 6 kilometra në juglindje të Prizrenit, në ndihmë të zjarrfikësve lokalë, të cilët po punojnë në shuarjen e zjarrit që po ndizet që nga dje në pyjet e Oshijakut”.

Katër helikopterë të KFOR-it intervenuan edhe dje pasdite në këtë zonë, duke operuar në bashkëpunim të ngushtë me zjarrfikësit lokal për tri orë rresht deri në muzg.

Në komunikatën e KFOR-it gjithashtu thuhet se “ helikopterët janë të pajisur me aparate speciale për mbledhjen e ujit dhe shpërndarjen e tij drejtpërdrejt mbi zonat e kapluara nga zjarri. Zjarrfikësit lokalë kërkuan ndihmën e KFOR-it për të mbuluar hapësirën e përfshirë nga zjarri e cila nuk arrihet me mjete tjera”.

XS
SM
MD
LG