Ndërlidhjet

Irak: IS-i burgos dhe vranë kundërshtarët


Pamje e tymit nga luftimet ndërmjet forcave të sigurisë së Irakut dhe militantëve të IS-it në provincën Anbar
Pamje e tymit nga luftimet ndërmjet forcave të sigurisë së Irakut dhe militantëve të IS-it në provincën Anbar

Militantët e Shtetit Islamik (IS) i kanë burgosur së paku 70 vetë në qytetin Rutbah, në pjesën perëndimore të Irakut, në përpjekje për t’i thyer kundërshtarët e këtij grupi ekstremist.

Ky veprim i militantëve u bë pas një demonstrate të rrallë në qytetin Rutbah, kundër militantëve të Shtetit Islamik, që e kanë kontrollin ndaj këtij qyteti në provincën Anbar.

Pos burgosjeve, dhjetëra të tjerë, përfshirë liderë lokalë fisnorë, raportohet se janë lidhur për shtyllat e ndriçimit në qytet, në shenjë të ndëshkimit për lejimin e mbajtjes së protestës së djeshme.

Demonstata e qindra njerëzve u mbajt pasi militantët e Shtetit Islamik e ekzekutuan banorin lokal, Munir al-Kobeisi, për të cilin raportohet se e kishte vrarë një pjesëtar të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Vrasje e al-Kobeisit, demonstrata dhe goditja e menjëhershme kundër protestuesve, është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë lokale të Anbarit, Eid Amash.

Banorët e qytetit Rutbah janë të shqetësuar se personat e burgosur nga militantët e Shtetit Islamik do të ekzekutohen.

XS
SM
MD
LG