Ndërlidhjet

Iran: Rohani kundër votimit parlamentar për marrëveshjen atomike


Hassan Rohani
Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e ka kundërshtuar votimin parlamentar për marrëveshjen atomike të arritur me gjashtë fuqitë botërore.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 14 korrik të këtij viti në Vjenë, sanksionet e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe të vendeve të tjera, do të tërhiqen gradualisht në këmbim për kufizimin e aktiviteteve bërthamore iraniane, meqë perëndimi ky dyshime se ky program ka për qëllim zhvillimin e armatimit atomik.

Në një konferencë të djeshme për gazetarë në Teheran, zoti Rohani tha se marrëveshja është mirëkuptim politik i arritur me fuqitë botërore, e jo pakt i ri që kërkon miratim parlamentar.

Mëtutje, Rohani ka thënë se kapaciteti ushtarak i Iranit nuk është prekur nga kjo marrëveshje, duke theksuar se “ne do të bëjmë çdogjë që duhet për ta mbrojtur vendin tonë, qoftë me raketa ose metoda të tjera”.

XS
SM
MD
LG