Ndërlidhjet

Malajzi: Kryeministri nuk paraqet dorëheqje


Najib Razak

Najib Razak

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, ka kërkuar unitet në këtë vend, derisa ballafaqohet me kërkesat e dhjetëra mijëra demonstruesve për dorëheqjen e tij, për shkak të një skandali financiar, ku ai është i dyshuar se i ka depozituar afro 700 milionë dollarë amerikanë në xhrillogaritë e tij private bankare.

Mbrëmë, gjatë një fjalimi televiziv, zoti Najib i ka refuzuar kërkesat për dorëheqje.

Në protestat ku është kërkuar dorëheqja e tij ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri, Mahathit Mohamad.

Kryeminsitri Najib tha se qindra miliona dollarë në xhirollogaritë e tij private ishin donacione nga burime të paemëruara në Lindjen e Mesme.

Ai e ka shkarkuar prokurorin e përgjithshëm, që ka zhvilluar hetime për këtë rast.

XS
SM
MD
LG