Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhan: Gazetarja Ismayilova paraqet deklaratën finale


Khadija Ismayilova

Khadija Ismayilova

Në Baku të Azerbajxhanit sot pritet të vazhdoj procesi kundër gazetares, Khadija Ismayilova, ndërsa parashihet që ajo ta paraqes deklaratën e saj finale para gjykatës.

Pas kësaj, gjykata mund ta shpall menjëherë vendimin ose do ta caktoj një seancë tjetër në të cilën do ta bëjë këtë.

Më herët gjatë këtij muaji, prokuroria pat kërkuar që Ismayilova të dënohet me 9 vjet burg, lidhur me akuzat për vjedhje, evazion të taksave dhe keqpërdorim të detyrës.

Gazetarja Khadija Ismayilova, që ka bashkëpunuar edhe me Radion Evropa e Lirë, në mënyrë intensive ka raportuar për korrupsion në institucionet shtetërore në Azerbajxhan.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër saj, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht dhe paraqesin hakmarrje për raportimin e saj për korrupsion, ku përfshihen zyrtarë të lartë qeveritarë.

XS
SM
MD
LG