Ndërlidhjet

Baku: Gjykata e ndërpreu deklaratën finale të Ismayilovës


Khadija Ismayilova
Khadija Ismayilova

Gjatë seancës së sotme të procesit gjyqësor, gjyqtari e ka ndërprerë gazetaren e akuzuar, Khadija Ismayilova, nga leximi i deklaratës së saj finale, duke e shtyrë seancën për nesër.

Në deklaratën e saj, Ismayilova i ka kundërshtuar akuzat për shpifje, evazion fiskal, aktivitetet ilegal biznesor dhe keqpërdorim të pozitës, duke i vlerësuar si “mashtruese” dhe kanë për qëllim heshtjen e raportimit të saj hulumtues.

Prokurori ka kërkuar nga gjyqtari që ta ndërprejë deklaratën e saj menjëherë pasi ajo e ka përmendur presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Gazetarja Khadija Ismayilova, që ka bashkëpunuar edhe me Radion Evropa e Lirë, insiston se akuzat kundër saj janë hakmarrje politike për raportimin e saj hulumtues për korrupsion, ku involvohen zyrtarë të lartë të Azerbajxhanit, përfshirë presdientin Aliyev.

Prokuroria shtetërore ka kërkuar dënim me burg prej 9 vitesh për Ismayilovën.

XS
SM
MD
LG