Ndërlidhjet

Japoni: Kundërshtohet vizita e Ban Ki-moonit në Kinë


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Japonia thotë se është ankuar në Kombet e Bashkuara lidhur me planet e sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, për të marrë pjesë në paradën e madhe ushtarake në Pekin të Kinës, me rastin e shënimit të 70 vjetorit të kapitullimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Zëdhënësi i qeverisë së Japonisë, Yoshihide Suga, ka kërkuar sot që Kombet e Bashkuara të jenë “neutrale”.

“Ne dëshirojmë t’i inkurajojmë vendet anëtare të shikojnë kah e ardhmja dhe jo domosdoshmërisht të fokusohen në ngjarje të caktuara të së kaluarës”, tha Suga gjatë një konference për gazetarë në Tokio.

Në listën e mysafirëve në Kinës, që do të jenë të pranishëm në paradë, është edhe Ban Ki-moon.

Agjencia AFP raporton nga Pekini se Kina është gjithnjë e më kategorike në rajon dhe rregullisht e akuzon Japoninë se ka dështuar të tregoj pendim të thellë për invadimin japonez të Kinës në shekullin e 20-të.

XS
SM
MD
LG