Ndërlidhjet

Një i vrarë në përleshjet në Ukrainë


Në Kiev të Ukrainës kanë shpërthyer përleshje midis protestuesve dhe policisë, pasi deputetët u kanë dhënë mbështetjen fillestare reformave për autonomi më të madhe të pjesës lindore të vendit.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se një shërbyes i Gardës Kombëtare është vrarë pasi është goditur nga predhat e një garante.

Dhuna ka shpërthyer kur protestuesit kanë bërë përpjekje të kapërcejnë gardhin përreth parlamentit.

Gjatë një seance të zhurmshme të parlamentit, deputetët kanë miratuar më shumë kompetenca për Donjeckun dhe Luhanskun, që kontrollohen nga rebelët pro-rsë.

“Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë një kufi të hapur me Rusinë dhe restaurim dhe zhvillim të insfrastrukturës në Donbasin e shkatërruar nga separatistët pro-rusë dhe presidenti (rus) Putin”, ka thënë një protestues me emrin Ivan Kirichenko.

Rebelët dhe forcat e Ukrainës janë pajtuar javën e kaluar që t’i japin fund dhunës më 1 shtator, ditën kur fëmijët e rajonit nisin shkollën.

XS
SM
MD
LG