Ndërlidhjet

SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi


Prishtinë, 31 gusht 2015.

Prishtinë, 31 gusht 2015.

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie.

Gjatë këtij takimi, ministrja Tahiri ka folur për progresin e arritur në shtetndërtimin demokratik të Kosovës dhe për vizionin euroatlantik të saj.

Siç thuhet në një njoftim të Qeverisë, Tahiri ka folur edhe për progresin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në këtë kuadër, ajo ka vlerësuar marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel.

Ambasadori Delawie, në anën tjetër, ka theksuar mbështetjen për këtë dialog si një proces të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG