Ndërlidhjet

Kriza në Ukrainë diskutohet në mes të shtatorit


Donjeck, Ukrainë

Donjeck, Ukrainë

Kremlini ka bërë të ditur se ministrat e Jashtëm të Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës do të takohen në mes të shtatorit për të diskutuar për konfliktin në Ukrainë.

Këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka thënë se gjatë fundjavës, Moska, Berlini dhe Parisi kanë mbështetur përpjekjet për një marrëveshje të re armëpushimi në lindje të Ukrainës, ku luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë kanë vrarë mbi 6,500 njerëz, qysh në prill të vitit 2014.

Pas takimit të ministriave të jashtëm, “presim që liderët e katër vendeve të mbajnë një konferencë telefonike dhe do të shohim se ku do të vendosin për t’u takuar personalisht”, ka thënë Ushakov.

Perëndimi akuzon Rusinë për mbështetje ushtarake të rebelëve separatistë.

Moska i hedh poshtë akuzat.

Ajo thotë se Kievi nuk i ka respektuar pikat e marrëveshjes për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca, në muajin shkurt në Minsk.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG