Ndërlidhjet

Mustafa uron nxënësit dhe mësimdhënësit


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm.

"Nesër, më 1 shtator 2015, fillon viti i ri shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, andaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju uroj suksese gjatë këtij viti shkollor".

"Me këtë rast, më lejoni që të shpreh mbështetjen dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ju, nxënës dhe mësimdhënës të dashur, dhe të theksoj faktin se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka prioritet shumë të rëndësishëm përkrahjen, reformimin dhe avancimin e vazhdueshëm të sistemit edukativ dhe arsimor në Kosovë", ka thënë përmes një komunikate për media kryeministri Mustafa.

XS
SM
MD
LG