Ndërlidhjet

SHBA vendos dronë në Letoni


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka vendosur dy dronë të zbulimit, Predator, në Letoni, ashtu si edhe 70 ushtarakë.

Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis, ka thënë se kjo është hera e parë që SHBA dërgon dronë në Letoni për mision trajnues.

Dronët dhe ushtarakët janë vendosur në bazën ajrore Lielvarde dhe do të qëndrojnë atje deri më 15 shtator.

SHBA ka shtuar trajnimet në Evropën lindore, prejse Rusia ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, vitin e kaluar, duke rritur shqetësimet se cak i ardhshëm i Moskës mund të jetë ndonjë aleat i aleancës perëndimore.

XS
SM
MD
LG