Ndërlidhjet

Fuqitë botërore dënojnë dhunën në Ukrainë


Kiev, 31 gusht 2015.

Kiev, 31 gusht 2015.

Fuqitë botërore kanë dënuar dhunën jashtë Parlamentit të Ukrainës dhe u kanë bërë thirrje ligjvënësve që të vazhdojnë me decentralizimin e qeverisë, në bazë të Marrëveshjes së Minskut për Paqe.

Në Kiev kanë shpërthyer të hënën përleshje midis protestuesve dhe policisë, pasi deputetët u kanë dhënë mbështetjen fillestare reformave për autonomi më të madhe të pjesës lindore të vendit.

Një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës është vrarë dhe mbi 120 persona të tjerë janë plagosur.

Deklaratat e shqetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Rusia dhe Bashkimi Evropian janë bërë derisa kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka fajësuar ultra-nacionalistët për dhunën.

XS
SM
MD
LG