Ndërlidhjet

Dhunë në Pakistan, tre të vrarë


Pakistan
Pakistan

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë jashtë një zyre të qeverisë, në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë së paku tre njerëz dhe plagosur mbi 50 të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Jamrud të provincës Khiber, e cila kufizohet me Afganistanin.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Pakistani është duke zhvilluar një ofensivë të madhe kundër strehave të militantëve në rajonet fisnore të vendit, për më shumë se një vit.

XS
SM
MD
LG