Ndërlidhjet

logo-print

Sulmet kibernetike - Rusia, Kina mund të sanksionohen


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë vendosjen e sanksioneve kundër individëve dhe kompanive ruse dhe kineze, për shkak të sulmeve kibernetike kundër caqeve amerikane, raporton agjencia Reuters.

Sipas raportit, zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk është ndërmarrë ndonjë vendim përfundimtar, i cili mund t’i tensionojë tutje marrëdhëniet me Rusinë dhe të ndikojë vizitën shtetërore të presidentit të Kinës, Xi Jinping, në Uashington, në muajin shtator.

Gazeta Washington Post ka raportuar fillimisht se administrata Obama është duke konsideruar të sanksionojë Kinën dhe vendet e tjera, por nuk ka përmendur Rusinë.

Ambasada ruse në Uashington nuk ka bërë ndonjë koment.

Qeveria e SHBA-së ka pësuar një sërë sulmesh kibernetike këtë vit.

XS
SM
MD
LG