Ndërlidhjet

Migrantët - Evakuohet stacioni i trenave në Budapest


Budapest, 1 shtator 2015.

Budapest, 1 shtator 2015.

Stacioni kryesor i trenave në Budapest është evakuuar, pasi qindra migrantë kanë bërë përpjekje të marrin trenat për në Austri dhe Gjermani.

“Asnjë tren nuk do të niset apo arrijë në stacionin Keleti deri në një njoftim të radhës”, është njoftuar me altoparlantë.

Ky veprim vjen pasi policia ka ndaluar qindra migrantë që të marrin trenin për Vjenë dhe Mynih.

Policia në Vjenë ka thënë se 3,650 migrantë kanë arritur të hënën nga Hungaria në stacionin e qytetit Westbahnhof.

Muajin e kaluar, 50,000 migrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari.

Nga aty, shumica prej tyre vazhdojnë në vendet e Evropës perëndimore.

XS
SM
MD
LG