Ndërlidhjet

Edhe një i vrarë nga dhuna në Ukrainë


Kiev, 31 gusht 2015.
Kiev, 31 gusht 2015.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka bërë të ditur se edhe një pjesëtar i forcave të sigurisë së Ukrainës, i plagsour në dhunën e së hënës jashtë Parlamentit në Kiev, ka vdekur.

Dje është raportuar për vetëm një polic të vrarë dhe mbi 120 persona të tjerë të plagosur.

Në Kiev kanë shpërthyer të hënën përleshje midis protestuesve dhe policisë, pasi deputetët u kanë dhënë mbështetjen fillestare reformave për autonomi më të madhe të pjesës lindore të vendit.

Dhuna është dënuar nga fuqitë botërore.

XS
SM
MD
LG