Ndërlidhjet

Uzbekistani s’pranon baza të huaja ushtarake


Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov.

Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov.

Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, ka përjashtuar ngritjen e nodnjë baze të huaj ushtarake në vendin e tij.

Duke folur sot në Tashkent, në një ceremoni me rastin e 24-vjetorit të pavarësisë së Uzbekistanit, Karimov ka thënë po ashtu se forcat e armatosura uzbeke nuk do të përfshihen kurrë në ndonjë aktivitet ushtarak jashtë vendit.

Deklarata e Karimovit vjen pesë ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë kërkuar nga Tashkenti që t’i bashkohet koalicionit shumëkombësh kundër grupit militant të Shtetit Islamik (IS).

Karimov, 77 vjeç, është në krye të Uzbekistanit qysh nga ditët sovjetike.

Ai është kritikuar nga qeveritë perëndimore dhe organizatat për të drejtat e njeriut për shtypje të disidentëve dhe të lirive themelore.

XS
SM
MD
LG