Ndërlidhjet

Sulmi në Pakistan, talibanët marrin përgjegjësinë


Jamrud, Pakistan - 1 shtator 2015
Jamrud, Pakistan - 1 shtator 2015

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për një sulm në provincën Khyber, e cila kufizohet me Afganistanin.

Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur kur sulmuesi ka hedhur veten në erë pranë një ndërtese qeveritare në qytetin Jamrud.

Zyrtarët kanë thënë se në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka personel të policisë fisnore.

Pakistani është duke zhvilluar një ofensivë të madhe kundër strehave të militantëve në rajonet fisnore të vendit, për më shumë se një vit.

XS
SM
MD
LG