Ndërlidhjet

Lavdrim Muhaxheri promovon valutën e IS-it


Lavdrim Muhaxheri
Lavdrim Muhaxheri

Në një video të lëshuar në qarkullim nga mediumi al-Hayat, i ndërlidhur me grupin militant Shteti Islamik (IS), është promovuar valuta e këtij grupi, Dinari i Artë.

Në video, valutën e ka promovuar Lavdrim Muhaxheri, qytetar nga Kaçaniku i Kosovës, një militant famëkeq i IS-it.

Muhaxheri ka shkaktuar bujë në korrik të vitit të kaluar me postimin e disa fotografive të tij në rrjetin social Facebook, ku shihej duke i hequr kokën një njeriu.

Edhe pse është pretenduar se Muhaxheri është vrarë vitin e kaluar, një video e publikuar në maj të këtij viti ka nxitur diskutimet se militanti mund të jetë gjallë .

Në atë video, të shpërndarë nga një grup i fshehtë aktivistësh sirianë që veten e quajnë “Raqqa Is Being Slaughtered Silently”, [RSS], Muhaxheri dukej duke e vrarë një sirian me raketë anti-tank [RPG].

Kompania mediatike amerikane Bloomberg, duke njoftuar për videon e re në të cilën është promovuar valuta e IS-it, thotë se valuta nuk ka asnjë gjasë të tregtohet jashtë territorit të kontrolluar nga grupi militant IS dhe promovimi i saj është më shumë në kuadër të një fushate propagandistike.

XS
SM
MD
LG