Ndërlidhjet

Gazetarja Ismayilova dënohet me 7.5 vjet burg


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në kryeqytetin Baku në Azerbajxhan e ka dënuar gezataren, Khadija Ismayilova, me 7.5 vjet burg.

Rasti i gazetares Ismayilova nga kritikët e presidentit, Ilham Aliyev, është përmendur si shembull se si qeveria ua mbyll gojën atyre që mendojnë ndryshe dhe i burgos kundërshtarët e vet.

Ismayilova i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë politikisht të motivuara.

Khadija Ismayilova, gazetare – kontribuese e Radios Evropa e Lirë, që ka raportuar për korrupsion, ku ishin të involvuar zyrtarë të lartë të Azerbajxhanit, ka thënë se akuzat penale kundër saj për shpifje, evazion të taksave, aktivitet ilegal biznesor dhe keqpërdorim të detyrës, janë hakmarrje politike.

Gjatë seancës së djeshme një gjyqtar e ndërpreu fjalën përfundimtarev të Ismayilovës, kur ajo në mënyrë të ashpër ka vlerësuar se qeveria e Azerbajxhanit është “makinë e represionit” dhe e ka hedhur poshtë procesin kundër saj duke e cilësuar si “mashtrim” që synon heshtjen e saj.

Ismayilova i tha gjykatës se raportimi i saj ka dëshmuar se presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e ka “shpenzuar pa masë buxhetin shtetëror, ndërsa anëtarët e familjes së tij ishin përfituesit direkt”.

Ajo e ka denoncuar atë që e quajti “para të vjedhura të familjes presidenciale në xhirollogaritë jashtë vendit, abuzimin e marrëveshjeve shtetërore nga ata, dhe evazion të taksave”.

Gazetarja Ismayilova ka shfaqur besim se “gazetaria reale dhe shtetasit e ndërgjegjshëm” do të vazhdojnë ta ekspozojnë korrupsionin e nivelit të lartë në këtë vend të pasur me naftë.

“Po, unë mund të jem në burg, por puna do të vazhdojë”, tha Ismayilova në fjalimin e saj, i cili paraprakisht është siguruar nga Radio Evropa e Lirë.

Prokuroria shtetërore ka kërkuar 9 vjet burg për gazetaren Khadija Ismayilova.

Në përpjekje për t’i ndalur protestuesit që të mblidhen në një grup më të madh, policia në kryeqyteetin Baku ka urdhëruar mbylljen e një çajtoreje private afër gjykatës, ku mbështetësit e Ismayilovës janë tubuar gjatë procesit gjyqësor të mbyllur.

Të hënën, në pritje të vendimit të gjyqit, në këtë çajtore janë mbledhur më tepër se 100 vetë.

Rasti i gazetares Ismayilova nga kritikët e presidentit Aliyev, është përmendur si shembull se si qeveria ua mbyll gojën atyre që mendojnë ndryshe dhe i burgos kundërshtarët e vet.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, zyrtarët perëndimorë, dhe monitoruesit e mediave, shumë herë kanë kërkuaar lirimin e të gjithë gazetarëve dhe mbrojtësve të lirisë së të shprehur, që janë të burgosur në Azerbajxhan, përfshirë Khadia Ismayilovën.

Vitin e kaluar në këtë vend, disa gazetarë dhe aktivistë për të drejta të njeriut janë dënuar me burg, lidhur me akuza për evazion të taksave, aktivitet ilegal biznesor dhe huliganizëm.

Rastet e tyre gjërësisht janë parë si pjesë e goditjes së udhëhequr nga qeveria, kundër atyre që mendojnë ndryshe në këtë ish-republikë sovjetike, në të cilën ka sunduar presidenti Aliyev, prej se e ka zëvendësuar babain e tij në këtë post, në vitin 2003.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG