Ndërlidhjet

Maqedoni: Opozita kthehet në Parlament


Parlamenti maqedonas, foto arkivi

Parlamenti maqedonas, foto arkivi

Deputetët e opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, më 1 shtator janë kthyer në parlament, në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar mes katër partive më të mëdha për tejkalimin e krizës politike.

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se partia e tij në parlament është khyer me qëllim që të miratohet ligji që mundëson zgjedhjen e prokurorit special...

“Deri më 15 shtator duhet të zgjidhet prokurori special, i cili në përputhje me kushtetutën dhe ligjet, duhet të sigurojë sundimin drejtësisë, t'i nisë hetimet rreth materialeve të përgjuara. Deri më 20 tetor duhet të zgjidhet qeveria kalimtare. Të bëhen të gjitha ndryshimet e nevojshme në sistemin gjyqësor, kodin zgjedhor dhe mediat".

"Por, detyra e parë është zgjedhja e prokurorit special, i cili [kusht] pajetër duhet të realizohet, në të kundërtën marrëveshja nuk do të jetë valide, sepse materialet e përgjuara nuk do të kemi kujt t`ia dorëzojmë dhe do të duhet të vazhdojmë publikimin e tyre në opinion”, ka deklaruar Zaev, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të mundshme vetëm pasi të jenë kijuar kushtet normale për realizimin e tyre në frymë demokratike.

Ndërkaq, Ilia Dimovski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, pasi ka përshëndetur kthimin e deputevë në parlament tha se deri në fund të javës duhet të realizohet takimi i parë me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së.

I pyetur se nëse VMRO-DPMNE është e përgatitur që të sjellë ligjin për prokurorin publik, Dimovski tha se pushteti nuk po i ikën përgjegjësisë...

“Jemi të përgatitur që të marrim vendime që janë në pajtueshmëri me kushtetutën dhe nuk i frikësohemi përgjegjësisë”, është pëgjigjur Ilia Dimovski.

Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integim, e ka përshëndetur kthimin e kolegëve të tyre nga opozita maqedonase në Parlament, duke theksuar se do të angazhohen maksimalisht që vendi të dalë nga kriza.

Nga ana tjetër, Pavle Trajanov, partia e të cilit, Unioni Demokratik, është pjesë e koalicionit qeverisës konsideron se kthimi i opozitës maqedonase në parlament paraqet një mekanizëm shumë të rëndësishëm për korigjimin, e ligjeve të cilat propozohen nga Qeveria.

Trajanov megjithatë nënvizon se caktimi i zgjedhjeve në prill të vitit të ardhshëm, parlamentin do ta shndërrojë në një “fushëbetejë” parazgjedhore.

“Pra, besoj se në parlamet tani do të kemi debate të ashpra, të cilat për bazë do të kenë mbrojtjen e interesave të pative që përfaqësojnë, sepse fushata zgjedhore, edhe pse zyrtarisht nuk ka filluar, ajo është prezente; politikëbërësit sillen në atë mënyrë” nënvizon deputeti Pavle Trajanov.

Ndryshe deputetët e partisë maqedonase në opozitë nuk kanë marrë pjesë as edhe një ditë në punën e palamentit të Maqedonisë, me arsyetimin se rezultatet e zgjedhjeve të kaluara kanë qenë të manipuluara.

XS
SM
MD
LG