Ndërlidhjet

Rusia dëbon një diplomat ukrainas


(©Shutterstock)

(©Shutterstock)

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Moska ka dëbuar një diplomat ukrainas, në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e një diplomati rus nga Kievi.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit janë në nivelin më të ulët prejse Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina, në mars të vitit 2014.

Aneksimi ka çuar në trazira në lindjen rusishtfolëse të Ukrainës.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Moskën për udhëheqjen e rebelimit separatist atje.

Moska e hedh poshtë një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG