Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Dënohet vendimi gjyqësor për Ismayilovën në Azerbajxhan


Dunja Mijatoviq

Dunja Mijatoviq

Përfaqësusesja e e OSBE-së për liri të mediave, Dunja Mijatoviq, dhe komisionari për të drejta të njeriut i Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks, sot e kanë dënuar vendimin e gjykatës për 7.5 vjet burg për gazetaren, Khadija Ismayilova, në Azerbajxhan.

“Akuzat kundër Ismayilovës dhe procesi, janë të padrejtë: ata përbëjnë edhe një sinjal të qartë se autoritetet po vazhdojnë t’i heshtin zërat kritikë në Azerbajxhan”, tha Dunja Mijatoviq, dhe ka shtuar se “e përsëris thirrjen time ndaj qeverisë së Azerbajxhanit, që ta ndalë marrjen në shënjestër të gazetarëve”.

Mëtutje, në njoftimin e OSBE-së, theksohet se javën e kaluar, Dunja Mijatoviq, u kishte shkruar letër autoriteteve në Azerbajxhan, duke kërkuar ndihmën e tyre në organizimin e vizitës në Baku, me qëllim që pranisë në sesionin përfundimtar të procesit kundër Ismayilovës.

Letra e saj nuk ka pasur përgjigjje.

XS
SM
MD
LG