Ndërlidhjet

Rusi: Aerofloti e mori në gjirin e vet rivalin vendës


Pamje e një aeroplani të Aeroflotit dhe të kompanisë Transaero
Pamje e një aeroplani të Aeroflotit dhe të kompanisë Transaero

Kompania e dytë më e madhe ajrore në Rusi, Transaero, thotë se do të jetë pjesë e Aeroflotit, që është kompania më e madhe ajrore e udhëtarëve në Rusi.

Në njoftimin e sotëm të kompanisë, Transaero, theksohet se “konsolidimi brenda grupit Aeroflot” është miratuar nga një komision qeveritar, i kryesuar nga zëvendëskryeministri, Igor Shuvalov.

Raportet financiare nuk janë zbuluar.

Kompania Transaero është ballafaquar me borxhe në periudhën kur problemet ekonomike të Rusisë kanë ndikuar negativisht në industrinë e aviacionit.

Kompania deri më 30 qershor i kishte borxh 1 miliard dollarë, sipas raportit të saj për pjesën e parë të këtij viti.

XS
SM
MD
LG