Ndërlidhjet

FMN: Rritja globale do të jetë më e dobët se sa pritej


Christine Lagarde
Christine Lagarde

Rritja ekonomike globale me gjasë do të jetë më e dobët se sa ishte pritur më parë dhe do të mbetet në nivelet e moderuara, ka thënë sot shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde.

Duke folur gjatë një ligjërate në Universitetin e Indonezisë në Xharkartë, ajo ka theksuar se situata ekonomike globale do të ketë ndikim të rëndësishëm në vendet në zhvillim, përfshirë Indonezinë, raporton AP.

“Në përgjithësi, ne presim që rritja globale të mbetet e moderuar dhe me gjasë, më e dobët se sa kemi parashikuar në korrik”, tha Lagarde.

XS
SM
MD
LG