Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Aktivizohen 6 qendra të reja në krahun lindor me Rusinë


Gjashtë qendra të NATO-s, që janë krijuar përgjatë krahut lindor të aleancës, janë bërë operacionale gjatë ditës së djeshme, ka njoftuar NATO-ja. Kjo është një lëvizje në përgjigjje të perceptimit të ri për kërcënim të sigurisë nga Rusia.

NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në pjesën lindore të Evropës, për t’i zmbrapsur agresorët potencialë dhe për t’i risiguruar aleatët e vet në dritën e konfliktit në Ukrainë, dhe rolin e Rusisë atje. Aneksimi Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë dhe mbështejta për separatistët në pjesën lindore, është dënuar nga Ukraina dhe perëndimi.

Gjashtë qendrat e reja të NATO-s, në Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani, do të ndihmojnë në terren me ushtrime dhe aktivitete planifikuese.

Deri në fund të vitit në secilën qendër do të jetë personeli me nga 40 njerëz.

Një zëdhënës i NATO-s, tha se “ato e kanë filluar punën, por ende nuk operojnë me kapacitet të plotë”.

XS
SM
MD
LG