Ndërlidhjet

Anija Soyuz me 3 astronautë është nisur për në Gjithësi


Pamje nga lansimi i sotëm i anijes Soyuz nga Kazakistani

Pamje nga lansimi i sotëm i anijes Soyuz nga Kazakistani

Anija kozmike ruse, Soyuz, me tre astronautë, është nisur për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Anija është nisur sot herët në mëngjes nga baza ruse në Bajkonur të Kazakistanit, me astronuatët Sergei Volkov, nga Rusia, Aidyn Aimbetov, nga Kazakistani, dhe Andreas Mogensen, nga Danimarka.

Astronuati Volkov po ecën gjurmëve të babit të tij, i cili në Kozmos kishte qëndruar para 24 vitesh.

Astronuati Mogensen është danezi i parë që fluturon për në Gjithësi.

Pritet që ekuipazhi prej tre astronuatëve të arrijë në stacionin orbital, pasnesër, pas dy ditësh të fluturimit, ndërsa numri i njerëzve në Stacionin Ndërkombëtar të Gjtihësisë, do të rritet në nëntë, meqë atje tashmë janë 6 kozmonautë.

XS
SM
MD
LG