Ndërlidhjet

Turqi: Në kontakt me autoritetet në Irak për të rrëmbyerit


Pamje e qendrës së Bagdadit
Pamje e qendrës së Bagdadit

Turqia thotë se 18 punëtorë turq janë rrëmbyer në periferi të kryeqytetit Bagdad në Irak.

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, tha sot se “ne jemi në kontakt të afërt me Ministrinë e brendshme irakiane dhe shpresojmë se incidenti do të përfundoj pozitivisht”.

Të rrëmbyerit ishin punëtorë të një kompanie të Turqisë, që punon për ndërtimin e një kompleksi të sportit në lagjen Sadr City, në Bagdad.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë rrëmbim, që ka ndodhur sot herët në mëngjes.

Aktualisht, Turqia ka filluar të ndërmarrë sulme ajrore kundër caqeve të grupit militant, Shteti Islamik, në pjesën veriore të Irakut dhe lejon që aeroplanët e Shteteve të Bashkuara t’i përdorin bazat e saj për t’i bombarduar caqet e këtij grupi ekstremist.

Vitin e kaluar, 46 shtetas të Turqisë ishin zënë nga militantët e Shtetit Islamik, në qytetin verior Mosul në Irak.

Pas tre muajsh të kaluar në rrëmbim, ata u liruan të palënduar.

XS
SM
MD
LG