Ndërlidhjet

Tetë persona të vdekur nga zjarri në Paris


Ilustrim
Ilustrim

Tetë persona kanë vdekur pas zjarrit në një banesë në Paris, dhe policia po hetojnë nëse ky zjarr ishte i qëllimshëm, njoftuan zyrtarët.

Disa nga viktimat vdiqën teksa po mundoheshin të dilnin nga dritaret, në atë që cilësohet se është zjarri më vdekjeprurës në kryeqytetin francez që një dekadë.

Në mesin e të vdekurve janë dy fëmijë, dhe katër të mbijetuar janë shtrirë në spital.

Më shumë se 100 zjarrfikës u deshën të shuajnë zjarrin.

Edhe presidenti i Francës, Francois Hollande lëshoi një deklaratë për media ku premtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme për të zbardhur rastin.

Ky ishte zjarri më vdekjeprurës në Paris që nga viti 2005, kur zjarri në një hotel la të vdekur 24 persona, 11 prej tyre fëmijë.

XS
SM
MD
LG