Ndërlidhjet

Rusia shkurton burgimin për djalin e Dzhemilevit


Mustafa Dzhemilev

Mustafa Dzhemilev

Gjykata Supreme e Rusisë ka ndërprerë masën e burgimit të caktuar për djalin e një figure të lartë tartare të Krimesë, Mustafa Dzhemilev.

Khaiser Dzhemilev ishte arrestuar në muajin maj të vitit 2013 nga autoritete të Ukrainës për shkak të përfshirjes në një gjuajte me armë ku mbeti i vdekur një shok i tij.

Ai tha se e kishte qëlluar mikun e tij aksidentalisht.

Pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, në muajin mars të vitit 2014, autoritetet e mbështetur nga Moska morën përsipër rastin, dhe e transferuan të dyshuarin në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Një gjykatë në Krasnodar më 2 qershor e kishte dënuar Dzhemilev me pesë vjet burgim.

Më 2 shtator Gjykata Supreme reduktoi kohëzgjatjen për 3 vjet e gjysmë.
Babai i tij, 71 vjeçari Mustafa Dzhemilev, i cili fuqishëm kundërshtoi aneksimin e Krimesë dhe që momentalisht jeton në Kiev, fillimisht kishte thënë se Rusia po e mban peng djalin e tij.

Ai është anëtar i parlamentit të Ukrainës dhe aktivist i njohur në kohën Sovjetike.

XS
SM
MD
LG