Ndërlidhjet

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dy raste me poliomielit janë raportuar në Ukrainë, të parat që nga shpërthimi i sëmundjes në Evropë prej vitit 2010.

Përmes një komunikate më 2 shtator, OBSH tha se dy fëmijë në jugperëndim të Ukrainës janë paralizuar nga kjo sëmundje.

OBSH tha se shpërthimi ndodhi për shkak se vetëm gjysma e fëmijëve në Ukrainë janë të imunizuar kundër kësaj sëmundjeje.

OBSH paralajmëroi se rreziku për shpërndarjen e poliomielitit në vend është shumë i lartë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rreziku për vendet fqinje të Ukrainës -- Rumania, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia -- është i ulët.

XS
SM
MD
LG