Ndërlidhjet

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot mori vendim për caktimin e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Sevdije Morina, në pozitën e zëvendëskryeprokurores së Shtetit, njofton Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate.

"Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit ka autoritet të plotë për të vepruar në emër të kryeprokurorit të Shtetit në rast të mungesës apo pengesës së tij që të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e tij, si dhe do të kryej punë në bazë të fushëveprimit dhe autorizimeve të kryeprokurorit të Shtetit", thuhet në komunikatë.

Komunikata thekson se pozita e zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, është paraparë me Ligjin nr. 05/L-035 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, i cili ka hyrë në fuqi në qershor të këtij viti.

XS
SM
MD
LG